Tronditet Japonia: Policia në ndjekje të një vrasësi serik që dyshohet për vrasjen e 48 pacientëve

246
fresco

midle
auto_jap1475415859

Policia në Japoni është duke e hetuar një vrasës serik për të parë nëse ai është përgjegjës për vrasjen e hiç më pak se 48 pacientëve të moshuar duke futur dezinfektues në infuzionet e tyre në spital.

Dyshimet kanë filluar kur një autopsi e dy të moshuarave tregoi se ata ishin helmuar në spitalin “Oguchi”, në Yokoham

Sozo Nishikaëa dhe Nobuo Yamaki, që të dy 88-vjeçar, vdiqën më 18, respektivisht 20 20 shtator, pasi që infuzioni i tyre ishte administruar.

Hetuesit kanë gjetur në dysheme të spitalit 10 qese të papërdorura të infuzioneve me bira të vogla të shpuara, ku dy të moshuarit kishin vdekur, sipas the Japan Times.

Policia beson se i dyshuari mund të jetë një person i brendshëm me njohuri mjekësore.

Tani, policia po heton vdekjen e 46 pacientëve të tjerë të moshuar që nga korriku i këtij viti, të cilët po trajtoheshin në të njëjtin kat të spitalit me dy të helmuarit.

Comments