Tronditet Maqedonia: Në një aksident të tmerrshëm vdesin tre shqiptarë


Foto ilustruese:
Maqedonia është tronditur sot pasdite nga një aksident i tmerrshëm që ka ndodhur në afërsi të Dibrës, ku për pasojë kanë humbur jetën tre persona.
Siç njofton policia aksidenti ka ndodhur sot pasdite në afërsi të fshatit Trebishtë në Gollobordë, njofton TetovaSot.
Nga lëndimet e rënda në vend ka vdekur Azem Karabrahami (21) dhe motra e tij Elena Bajrami (32) si dhe Musa Nuredini (35) nga fshati Ostreni i Vogël, i cili po e ngiste automjetin.
Me dëmtime të rënda e pësoi Gentian Sula (27) i cili së pari është transferuar në spitalin e përgjithshëm në Dibër, por pas ndihmës së dhënë ai u transferua për mjekim në spitalin rajonal në qytetin kufitar shqiptar Peshkopi, 20 kilometra nga Dibra.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15, hyrjen të fshatit Trebishtë, kur shoferi humbi kontrollin dhe makina doli nga rruga dhe ra në humnerë.
Ekipet e policisë dhe ndihma e shpejtë ka dalë në vendngjarje për të hetuar gjithçka që lidhet me aksidentin fatal.