Turqi – Aksident në xhami, llahtarisen besimtarët, 11 të plagosur 

401

 

thumbs_b_c_86f50e6e3c7645a81f7e5dc0ff0cfb4b

Në një incident që ndodhi në xhaminë Ahmet-Ayse Inci në Kayseri të Turqisë, para namazit të sotëm, janë lënduar 11 persona.

Konkretisht llambadari u rrëzua mbi besimtarët në xhami kur imami mbante ligjëratë, raporton agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency.

Ekipe të ndihmës së shpejtë arritën në vendin e ngjarjes për të nxjerrë të lënduarit nga llambadari.

Dëshmitarët theksuan se llambadari ishte i vendosur sot dhe është rrëzuar mbi besimtarët që pritnin për namazin e xhumasë. /Syri.net/

Comments