Turqi, shumica e viktimave në dasëm ishin fëmijë, 29 të vdekur nën moshën 18 vjeç
Shumica e viktimave të shpërthimit fatkeq në dasmën kurde në qytetin turk të Gaziantepit të shtunën ishin fëmijë, sipas raporteve të mediave vendase.
Njëzet e nëntë viktima ishin nën moshën 18 vjeç, raporton “BBC” dhe 22 ishin nën moshën 14 vjeç.
Numri i të vdekurve u rrit në 54 të hënën.
Bombarduesi vetëvrasës vetë ishte një fëmijë të moshës 12 ose 14 vjeç, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan mëngjesin e sotëm.
Erdogani ka fajësuar të ashtuquajturin Shtetit Islamik (ISIS) për sulmin.
Theksojmë se Gaziantep, në afërsi të kufirit me Sirinë, është i njohur për përmbajten e disa qelizave të ISIS.