U demantua se do të vizitojë “Grupin e Kumanovës” – Anulohet e gjithë vizita e zv/ministrit të Drejtësisë së Kosovës

102

Anulohet vizita e zëvendësministri të Drejtësisë së Kosovës, Blerim Sallahu. Këtë e konfirmuan për Alsat nga Ministria e Drejtësisë.

Moebel THEMA

Sallahu kishte planifikuar që sot të qëndrojë në Shkup dhe të realizojë takim me zëvendësministrin e drejtësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agim Nuhiu, ky i fundit gjatë ditë së djeshme në një prononcim për media tha se do të takohet me Sallahun dhe se ishte planifikuar takim me menaxhmentin e burgut të Idrizovës, por jo edhe me të burgosurit, gjegjësisht grupin e Kumanovës, për të cilin Sallahu në një emision në Kosovë kishte deklaruar./ Alsat.mk

Comments