Nga ky muaj në RMV do të zbatohet procedura e lotarisë për terminet e vizave për Gjermani

92

Ambasadorja gjermane në Maqedoninë e Veriut, Anke Holstein njoftoi se nga shkurti Ambasada do të përmirësojë sistemin për caktimin e termineve për të ashtuquajturat viza për Ballkanin Perëndimor.

Moebel THEMA

“Për shkak të reagimeve tuaja të shumta dhe interesimit ende shumë të madh në aspektin e paraqitjes së aplikimit për vizë, nga shkurti 2022 do të aplikohet çdo muaj një procedurë lotarie. Për këtë qëllim, në shkurt do të hapet për herë të parë një listë e re regjistrimi, e cila do të jetë e hapur vazhdimisht për një periudhë më të gjatë (ndoshta për rreth dy javë).

Më pas, në mënyrë të rastësishme, me ndihmën e një gjeneratori nga kompjuteri në një procedurë lotarie, nga të gjitha regjistrimet do të nxirren ata që do t’u jepet termin për mars 2022”, shkruan Holstein në Facebook.

Comments