Udhëheqësit evropianë: E ardhmja e Danimarkës dhe Grenlandës në dorën e tyre, jo e Trump

184

Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Polonisë, Spanjës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Danimarkës lëshuan sot një deklaratë të përbashkët mbi Groenlandën, duke deklaruar se territori i Arktikut i përket Danimarkës.

“Danimarka dhe Groenlanda, dhe vetëm ato, duhet të vendosin për çështjet që i shqetësojnë”, thanë udhëheqësit evropianë në një deklaratë, sipas The Guardian.

Udhëheqësit evropianë deklaruan gjithashtu se, së bashku me aleatë të tjerë, ata kanë “rritur praninë, aktivitetet dhe investimet e tyre për të siguruar sigurinë në Arktik dhe për të penguar kundërshtarët”.

Comments