Vadiste tokën, humb jetën i riu në Lushnje 

607

 

Vreshtat-ne-Kallmet-te-Lezhes

Një 32-vjeçar ka humbur jetën një ditë më parë në një fshat të Lushnjes, teksa kryente punë bujqësore.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, në fshatin Çermë Sektor, duke vaditur tokën me impiant vaditës, 32-vjeçari F.Gj., banues në këtë fshat, aksidentalisht ka rënë nën tension dhe ka gjetur vdekjen.

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lushnjë./Syri.net/

Comments