Vatra të reja zjarri në shumë pjesë të Izraelit

157

133451543

Në pjesën qendrore dhe veriore të Izraelit shpërthyen më shumë zjarre natyrore, publikoi sot gazeta “Haarec”.

Zjarr i madh është paraqitur në pjesën veriore të vendit, në një rajon të qytetit Karmiel, ndërsa i dyti në rajonin Civon dhe Sasa, në Galilenë e Epërme, ndërsa edhe më shumë është tërbuar zjarri në rajonin e Kodrave të Jeudëve në Izraelin qendror, shkruan gazeta.

Gazeta informon se kushtet e motit në Izrael sot do të jenë ekstrem të pavolitshme për shuarjen e zjarreve. Gjatë tërë ditës do të vazhdojë të fryejë erë veriore, por do të dobësohet gjatë natës.

Zjarret filluan të martën dhe për tre ditë, sipas të dhënave të policisë, në territorin e mbarë vendit janë regjistruar mbi 200 vatra zjarri.

Deri në këtë moment nuk ka të dhëna për viktima, por gjatë stihisë janë shkatërruar dhjetëra shtëpi.

Comments