Vdekja e foshnjës në Pogradec, shefi i pavionit tregon çfarë ndodhi

219
fresco

midle
Shefi i pavionit në pediatrinë e Pogradecit flet lidhur me vdekjen e foshnjës dy ditëshe, çka bëri që të nisë procedimi penal ndaj mjekut N.E., 52 vjeç.

Ilir Gusho deklaron se foshnja erdhi në jetë me operacion dhe fillimisht nuk pati probleme.

Ai shton se pas 12 orësh foshnja shfaqi shenja infeksioni në lëkurë, shenja të cilat i vazhduan deri sa vogëlushi nisi të nxihej.

“Foshnja po nxihej dhe ne vendosëm ta dërgonim me urgjencë drejt Tiranës, por ai humbi jetën gjatë rrugës”, deklaroi Gusho.

Mjeku pediatër 52- vjeçar, po procedohet penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mjekimi i pakujdesshëm”.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, dje në maternitetin e Pogradecit, ka ndërruar jetë një vogëlush dy ditësh, babai i të cilit A.H., 33 vjeç, banues në fshatin Buzaishte të Pogradecit, pretendon se vdekja e tij, ka ardhur si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm nga ana e mjekut.

Nga këqyrja e jashtme e kufomës nuk dallohen shenja ose probleme, ndërkohë pritet kryerja e autopsisë, nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë./a.y/noa.al

– See more at: http://www.noa.al/artikull/vdekja-e-foshnjes-ne-pogradec-shefi-i-pavionit-tregon-cfare-ndodhi/616501.html#sthash.B0Kyn1DU.dpuf

Comments