”Kurrë nuk isha mjaft i bardhë/për të bardhët/As tamam i zi për të zinjtë”, është portreti i Paçakut për romin e nëpërkëmbur…
…
11:25, 17 Maj 2018
Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit rom, Kujtim Paçaku ndërroi jetë në mëngjesin e kësaj të enjte.
Kujtim Paçaku u lind me 12 mars të 1959 në Prizren.
Ai Në Prishtinë kreu studimet në Akademinë e Arteve – Dega e Muzikës dhe studimet postdiplomike në Pedagogjinë Muzikore.
Po ashtu ai arriti të përfundoi edhe Akademine e përshpejtuar për Aktrim dhe Regji në Klasën e Prof. Faruk Begollit.
Ish – deputeti i Kuvendit të Kosovës, diplomoi në romologji në Sorbonë të Parisit.
Gjatë studimeve krijoi oktete e kore të shumta. Pëveç aktiviteteve të shumta në shoqëri kulturore si ajo “Agimi”, ishte mësues në Duhël e Bllacë në vitin 1986.


Comments are closed.