Tre vepra penale që rëndojnë mbi nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci

Prokuroria ka shprehur se qëndrojnë tre vepra penale që rëndojnë mbi nënkryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci dhe zyrtarë tjerë.

Këto vepra janë: shpërdorim i pozitës zyrtare, e dënueshme deri në pesë vjet; ushtrim i ndikimit, e dënueshme deri në tetë vjet, dhe cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë.
Prokurorët special, Drita Hajdari dhe prokurori Elez Blakaj, së bashku me prokurorin e Shtetit, Lulzim Sylejmani po analizojnë përgjimet telefonike për të parë se a ka elemente të veprave penale në to, transmeton “Insajderi”. /albeu.com/