Vdes duke shkuar në tubimin e VMRO-DPMNE-së (VIDEO)


U nis për tubimin e VMRO DPMNE me udhëtim të organizuar dhe vdiq, ndërsa bashkëpartiakët e kanë lënë në rrugë trupin e tij të pajetë dhe kanë vazhduar për në Ohër.
Duket e pabesueshme, por ky incident ka ndodhur në fshatin Kolari, thotë 24 Vesti, vëllai i të vdekurit Sedad Asanovski, transmeton TetovaSot.
Burri 40 vjeçar ka vdekur, gjatë pushumit që e ka dhënë shoferi i autobusit dhe është goditur fatkeqësisht nga një automjet.
Është dita e katërt, që familja e tij përpiqet për të gjetur se si ndodhi e gjithë tragjedia të hënën më 21 dhe shpjegojnë se asnjë nga përfaqësuesit e partive apo institucioneve politike nuk ka ardhur për të yetur në lidhje me rastin, ose për të ofruar ndonjë ndihmë.