Vdes në Londër një 19-vjeçare, si pasojë e sulmit nga një qen

239

Një 19-vjeçare ka humbur jetën pasi u sulmua nga një qen brenda një shtëpie në lindje të Londrës në Essex.

Policia u njoftua të premten për një rast në Leaden Roding, pranë Dunmow, ku në vendngjarje gjeti një vajzë me lëndime të rënda.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve emergjente, ajo u shpall e vdekur në vend.

Në një deklaratë, Policia e Essex bëri të ditur se hetimet paraprake tregojnë se e reja ishte sulmuar nga një qen në një pronë në zonën Long Hide.

Qeni është marrë nga autoritetet. Ndërkohë, një burrë 37-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për mbajtje të një qeni të rrezikshëm jashtë kontrollit, duke shkaktuar lëndime fatale. Ai ndodhet aktualisht në paraburgim.

Comments are closed.