Vdes një kosovar në haxhillëk

285

 

Vdes një kosovar në haxhillëk

Një kosovar ka vdekur gjatë kryerjes së haxhillëkut në Arabinë Saudite.

I ndjeri është babai i gruas së nënkryetarit të Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur vet Ymeri përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Rrugën për Mekë e more me gëzim të madhë.Erdhe nga Amerika e largët vetëm për ta përmbushë këtë obligim fetar.Asnjeherë nuk ta kujtuam që vdekja do të gjejë kaq shpejt.Për këto 22 vite te njoha si njeri i urtë,i dashur dhe me virtyte te larta njerëzore.U prehsh ne paqe aga Isë. P.s.Haxhi Isa Mustafa është babai i gruas sime”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

vdes-haxhillaku

Comments