Vdesin 90 foshnja në Maqedoni



Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, për tremujorin e tretë të këtij viti, në Maqedoni kanë vdekur 90 foshnja. Në periudhën e njëjtë vitin e kaluar, numri i vdekjeve ka qenë 39.
Organizatat joqeveritare që merren me mbrojtjen e shëndetit të nënave dhe fëmijëve, thonë se vitin e kaluar kishin alarmuar Institucionet për vdekshmërinë e lartë të fëmijëve të porsalindur, por në vend që kjo dukuri të përmirësohet, ajo edhe më shumë po vështirësohet.
“Nuk shohim se shteti dhe institucionet kompetente të kenë angazhim sistematik për përmirësimin e gjendjes, unë nuk e kuptoj se si mundet lajmet për vdekjen e foshnjave që i dëgjojmë çdo ditë të mos zgjojnë revoltë, shqetësim dhe të ketë iniciativë tek Institucionet e shtetit”, deklaroi Marija Bashevska nga Platforma për Barazi Gjinore.