Vdiq policja nga Berati, policia arreston shoferin. Ja kush është

302

 

milof vlore (2)

Një i ri është vënë në pranga pasi sipas policisë është përgjegjës për vdekjen e një oficereje policie në një aksident rrugor që ndodhi mëngjesin e djeshëm në Vlorë.

Burime zyrtare nga policia e qytetit bregdetar thanë se, është arrestuar në flagrancë për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor”, Ervin Çili, 31 vjeç, banues në Berat.

Policia ka bërë arrestimin e tij në flagrancë (në ambientet e spitalit) pasi ditën e djeshme në rrugën Vlorë-Fier pranë fshatit Mifol, ky person duke drejtuar automjetin tip “Ford” me targë AA602FC, ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një pemë dhe për pasojë ka mbetur e vdekur në vend Refije Strumi, 33 vjeçe, banuese në Berat, pasagjere.

Strumi mësohet ishte punonjëse e Policisë së Beratit.

Comments