Veljanovski: Besoj se zgjedhjet do t’i japin fund bojkotit të Parlamentit

141

Moebel THEMA

trajko-veljanoski-cest

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski pas shpërbërjes së Parlamentit, ka theksuar se beson se zgjedhjet më 11 dhjetor do ti japin fund bojkotit të Parlamentit.

“Unë si kryetar i Kuvendit, gjatë ditës së nesërme do të kem takim me kryetarin dhe zëvendësin e KSHZ,  për t’i informuar dhe gjatë ditës së nesërme do ta nënshkruajë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor. Pra, nga nesër fillojnë të rrjedhin të gjitha afatet në drejtim të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 11 dhjetor”, ka theksuar për televizionit NOVA, Ttrajko Veljanoski, transmeton TetovaSot.

Ai më tej theksoi se beson se qytetarët e Maqedonisë edhe këtë rradhë do të zgjedhin partinë e cila do të punojë në të mirën e tyre.

“Unë shpresoj se qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të japin votën e tyre, do të vendosin, siç deri më tani që kanë vendosur për të mirën e tyre, ata janë gjykatësi më i mirë do t’ia japin votën opsionit politik për të cilën ata do të besojnë se do t’i çojë në drejtim të mirë, ekonomikisht dhe politikisht”, Veljanovski.

Comments