Vëllai vret vëllanë në Dukagjin, zbardhen detaje. Ja emrat
Një tjetër krim i rëndë ka ndodhur gjatë paradites së sotme. Pas ngjarjes tronditëse të ndodhur në Palasë të Himarës, një tjetër krim i rëndë në familje ka ndodhur.
Pas një sherri në fshatin Lekaj të Dukagjikit, vëllai ka qëlluar me armë ndaj vëllait dhe kunatës, nuses së vëllait.
Burime nga policia thanë se Lekë Ballza ka qëlluar me armë ndaj vëllait të tij, Kond Ballza dhe nuses së këtij të fundit.
Të dy kanë mbetur të plagosur rëndë, ndërsa mësohet se njëri prej tyre ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, e tjetri është në gjendje të rëndë.