Vendimi/ Arrestohet sërish Azem Syla

245

Syla

 Tomë Gashi, avokati i ish-komandatit të shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, Azem Sylës, ka thënë se gjyqtarja e EULEX’it në rastin “Toka” (Për pronat në Çagllavicë) ka lëshuar urdhër për arrestimin e klientit të tij.

Syla ka qenë në arrest shtëpiak derisa EULEX-i e ka arrestuar nga arresti shtëpiak tani për dyshim të ndikimit në dëshmitarë.

“Sipas kërkesës se Pokurorit të Eulex-it Gjyqtarja e Eulex-it në rastin “Toka” sot më 16.shtator 2016 ka lëshuar një urdhër për arrestimin e z.Azem Syla, me arsyetim se kinse në këtë rast ka tentim të ndikimit në njërin prej dëshmitarëve të mbrojtur”, ka shkruar avokati Gashi në Facebook.

Këtë urdhër për arrestim, Gashi po e cilëson si skandal të radhës nga ana e EULEX’it.

Lexoni postimin e tij të plotë:

SKANDALI I RRADHES I EULEXI-IT NE RASTIN KOMANDANTIT TE SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË UÇK-së Z.AZEM SYLA

“Sipas kërkesës se Pokurorit të Eulex-it Gjyqtarja e Eulex-it në rastin “Toka” sot më 16.shtator 2016 ka lëshuar një urdhër për arrestimin e z.Azem Syla, me arsyetim se kinse në këtë rast ka tentim të ndikimit në njerin prej dëshmitarëve të mbrojtur.

Ne urdhërin për arrestim të Gjykatës Themelore në Prishtinë qartë thuhet se dikush tjeter e jo z.Azem Syla kinse e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur kohë më parë pas lirimit të z.Azem Syla dhe të tjerëve nga paraburgimi.

Është skandaloze dhe duket e qëllimshme se pse Eulex-i nuk e ka arrstuar personin të cilin e dine se kush është, atë që eventualisht e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur, sepse EULEX-I e pranon se ata kane qene në objektin e dëshmitarit të mbrojtur kur kjo ka ndodhur dhe e kanë fotografuar personin që e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur.

Është normale dhe obligative që të mbrohen dëshmitarët në lënd penale, por nuk është normale as ligjore dhe as e drejtë që të arrestohet z.Azem Syla kinse për tentim ndikimi në dëshmitare posaçerisht kur policia, prokuroria dhe gjyqtari i eulexit në formë të shkruar dekalarojn se e dine personin qe e ka kontaktuar dëshmitarin e mbrojtur e kanë fotografin e tij, dhe nuk e arrestojn atë por e arrstojne z.Azem Sylen.

Sipas vendimit të Gjykatës z.Azem Syla sot përseri do te dal para Gjyatarit të procedures paraprake ne Gjyaktën Themelore ne Prishtinë.

Koha nuk është përcaktuar se kur do të ndodhe kjo”, ka shkruar Gashi.

Te lidhura

Comments