Vendimi i KShZ-së, reagon LPM: Vendosën sipas logjikës politike

Lëvizja Popullore për Maqedoninë e ka cilësuar vendimin e KShZ-së për t’i hedhur poshtë listat e tyre për kandidatë në të gjitha njësitë zgjedhore, si vendim i sjellë me logjikë politike e jo sipas logjikës së të drejtës.
“Nuk është e saktë se ka mospërputhje të nënshkrimeve të kandidatëve, nuk është e saktë se ekziston person i cili nuk është evidentuar në listën zgjedhore, nuk është e saktë se listat përmbajnë numër më të madh të kandidatëve nga numri i konstatuar ligjor, nuk është e saktë se në lista ka kandidatë M. F. pa certifikatën e duhur që nuk është i dënuar, nuk është e saktë se kandidati për deputet mund të ndryshojë përmbajtjen e certifikatës që nuk është i dënuar, siç kërkon KShZ-ja, por dokumente gjyqësore mund të korrigjojë vetëm gjykata dhe nuk është e saktë se dëshmi për jodënim është parashtruar jashtë afatit”,- thuhet në reagimin e LPM-së.