Vendos kamera në dhomë, habitet me atë që zbulon pasi shikon pamjet: Ta ndëshkoj?
Një baba ka vendosur kamera në shtëpi dhe teksa i ka parë ditën tjetër ka zbuluar diçka që e ka habitur dhe këtë e ka ndarë me miqtë e tij në Facebook.
Pamjet janë kapur nga kamerat e sigurisë së shtëpisë dhe tregojnë vogëlushin Dylan Wray se çfarë bënte në dy të natës.
Djali që jeton në Tampa të Florida-s, ishte zgjuar në dy të natës, luante në divanin e ri që kishte blerë i ati, fikte dhe ndizte dritën e kuzhinës teksa bridhte nëpër dhomë.
Babai i tij, Cody i hodhi këto pamje në faqen e tij në “Facebook”, ku shkruan:
“Duke parë pamjet e kamerës së sigurisë, pashë këtë në mes të natës në kuzhinë”.
Mesa duket kur Cody u përball me të birin, vogëlushi i tha të atit se çohet ndonjëherë në dy të natës.
“Kur gjeta videon, nuk po dija të vendosja nëse duhet ta ndëshkoja që luante në divanin e ri, apo ta përqafoja për këtë surprizë të këndshme që se kisha parë kurrë”, është shprehur babai.