Vepra e vëllezërve Gërvalla, pjesë e rëndësishme e historisë së re të Kosovës

158

Moebel THEMA

kullag-780x439

Sot, me rastin e 71-vjetorit të lindjes së Jusuf Gërvallës, në vendlindjen e tij, në Dubovik të Deçanit, u mbajt ceremonia përuruese e punimeve të përfunduara në kompleksin monumental të vëllezërve Bardhosh e Jusuf Gërvalla. Po ashtu, u rihap edhe oda Nënës Ajshe, pas ristaurimit të kësaj vatre.

Në këtë ceremoni morën pjesë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, kryetarët e Deçanit dhe Pejës, Rasim Selmanaj e Gazmend Muhaxheri, dhe personalitete të shumta nga Kosova e Shqipëria.

Shala u shpreh se “sot po kujtojmë kolosë të vërtetë të historisë së re të Kosovës, te shtëpia ku u rritën vëllezërit Gërvalla”.

“Ata u sakrifikuan për lirinë tonë, ndërkaq ne sot po e kujtojmë veprën e tyre me pietet e nderim”, tha ministri.

Selmanaj theksoi se ndjehet i lumtur që po përurojnë restaurimin e kompleksit të vëllezërve Gërvalla dhe odën e Nënës Ajshe, në një ditë të shënuar siç është ditëlindja e atdhetarit Jusuf Gërvalla.

Në emër të familjarëve, të pranishmëve u foli dhe i përshëndeti bashkëshortja e Jusufit, Suzana Gërvalla. Ajo kujtoi lidhjen e pandashme që kishte Jusufi me vendlindjen, Dubovikun, e cila s’mund të përjashtohet nga veprimtaria e Jusufit, si dhe dashurinë që kishte ai për Nënën Ajshe.

Ministria ka investuar rreth 50 mijë euro në kuadër të projektit të restaurimit të tërësishëm të kompleksit të vëllezërve Gërvalla. Vitin e ardhshëm parashihet që ky kompleks të shndërrohet në shtëpi-muze, e që vizitorëve të interesuar t’u mundësohet të mësojnë më shumë për vëllezërit Gërvalla. /Telegrafi/

Comments