Vërshimet: Bullgaria premton 150 mijë euro ndihmë
Qeveria e Bullgarisë do të ndajë 300.000 leva, apo 150 mijë euro, si ndihmë financiare për Maqedoninë, si ndihmë teknike dhe humanitare për përmbytjet e 6 dhe 7 gushtit në Shkup dhe Tetovë.
Ashtu siç njoftohet nga Shërbimi për informim i Qeverisë bullgare, mjetet do të paguhen në dy shuma të barabarta në llogari të Kryqit të Kuq të Maqedonisë për tejkalimin e pasojave nga përmbytjet dhe në llogari të Ministrisë për Financa për ballafaqim me dëmet materiale.
Dje Kryqi i Kuq shpërndau edhe mjetet e paralajmëruara financiare në xhirollogarinë e 3.515 familjeve që pësuan dëme.
Ndihma për 194 familjet e mbetura do të bëhet menjëherë pasi për këto familje të korrigjohen parregullsinë në të dhënat e listës së familjeve të dëmtuara.
Pasi të korrigjohen të dhënat, menjëherë edhe këto familje do të marrin ndihmën që ndahet nga Kryqi i Kuq.