FOTO/ Interneti tallet me fatkeqësinë e adoleshentes 

254

 

Screenshot_2

Terri Calvesbert ishte vetëm 18 muajshe kur nje zjarr përfshiu shtëpinë e saj në Ipswich dhe pësoi djegie të shumta në trup.

Ajo sfidoi pritshmëritë e mjekëve, që ishin të bindur se nuk do të mund të mbijetonte dhe që prej asaj kohe i është nënshtruar më shumë se 50 operacioneve për të rindërtuar lëkurën.

Por, si të mos mjaftonte kjo fatkeqësi dhe vuajtjet përgjatë gjithë këtyre viteve, 19–vjeçarja ka rënë pre e talljes e bullizmit në internet.

Terri zbuloi një faqe në Facebook me 10 mijë ndjekës, ku gjendej një postim me një foto të adoleshentes që shoqërohej me komentin “të gjithë janë të turpëruar prej meje sepse jam e deformuar”.

Postimi në fjalë, për të cilin adoleshentja nuk dinte asgjë derisa e zbuloi në internet, ka tërhequr më shumë se 2200 komente.

Vetë 19 – vjeçarja nga Suffolk, Angli, duke folur për “DailyMail” rrëfeu se ishte ndjerë shumë keq nga ky postim.

“Nuk e di kush mund të më dojë të keqen. U ndjeva vërtetë keq ku zbulova faqen. Kisha shumë kohë që nuk ndihesha kaq e poshtëruar.

250784 250782 250783

Comments