Vërshimet e lanë pa asgjë familjen Ademi, para vërshimeve e humbën Blerimin 6 vjeçar



Hyrije Ademi me lot në sy tregon se me shumë mall e përkujton Blerimin e vogël, por tani për tani brenga e saj e vetme është për tre fëmijët e tjerë, të cilët janë pa kulm mbi kokë transmeton TVM2.
“Kemi ndenjtë krejt këtu me fëmijë t’u ra shi. Uji hyni brenda, mezi që i nxjerra fëmijët, i çova te kunata. Krevatet, shporetet krejt i kemi gjuajtur. Para se të ndodhë kjo, djalin e vogël ma shkeli kamioni dhe ndërroi jetë, djali ka qenë 6 vjet e gjysmë”,– tha banorja e Hasanbegut, Hyrijete Ademi.
Kryeplaku i familjes, Vesel Ademi, thotë se vërshimet e 6 gushtit ishin një tmerr i vërtetë që nuk do ta harrojë asnjëherë.
“Jo nuk kam pa kësi shiu, ishalla nuk shoh më. Zoti le të më merr shpirtin e mos të shoh”,- theksoi Vesel Ademi.
Shumë familje në rajonin Hasanbeg-Haraçinë si pasojë e vërshimeve të gjashtë gushtit kanë ngelur pa kulm mbi kokë, prandaj shpresa e tyre e vetme mbetet tek ndihmat e bamirësve dhe institucioneve.
Ndihmoni në tel: 070/ 629 224