Veseli e Majko flasin për bashkëpunim mes dy parlamenteve


Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar ish-kryeministrin e Shqipërisë, Pandeli Majko, sot deputet i Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Veseli ka thënë se duhet të thellohet bashkëpunimi, transmeton Koha.net.
“Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë duhet të vazhdojnë ta thellojnë edhe më tutje bashkëpunimin vëllazëror dhe shkëmbimin e përvojave të ndërsjella”, ka shkruar Veseli.
Ai më tej ka shkruar edhe për hapësirat e reja që mund të shfrytëzohen për diplomacinë parlamentare.
“Me mikun tim të vjetër, ish-kryeministrin Pandeli Majko biseduam për fuqizimin e bashkëpunimit mes Parlamenteve tona si dhe hapësirat e reja që mund të shfrytëzohen në kuadër të diplomacisë parlamentare”, ka përfunduar Veseli.