Vetëvendosje kërkon dorëheqjen e Thaçit dhe të Veselit

108

Moebel THEMA

14034961_10153592933932000_2229572409248626945_n

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas dorëheqjes së Adem Grabovcit nga posti i shefit të grupit parlamentar të PDK-së, duke thënë se një veprim të tillë duhet ta bëjnë edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Ja reagimi i plotë:

 

Ekzekutuesi e pranoi fajin, kërkojmë dorëheqjen e kokave të krimit!

Dorëheqja e Adem Grabovcit është pranim i fajësisë për krim të organizuar, korrupsion dhe kapje të shtetit. Adem Grabovci fillimisht u orvat të shpëtonte nga presioni publik duke fyer inteligjencën e qytetarëve duke dhënë arsyetime absurde që gjoja qenka angazhuar për të rritur punësimin në Kosovë, por i përballur me zemërimin e publikut, u detyrua që më në fund të pranojë fajet e tij ndaj Republikës dhe institucioneve të Kosovës.

Sidoqoftë, dorëheqja e tij vetëm nga drejtimi i Grupit Parlamentar të PDK-së është e pamjaftueshme. Ai duhet të heq dorë edhe nga pozita e deputetit, nënkryetarit të PDK-së si dhe nga çdo funksion tjetër politik e publik. Në anën tjetër, ai duhet urgjentisht të ndiqet penalisht dhe të mbajë përgjegjësi ligjore për veprimet e tij të pista.

Dorëheqja e tij nuk mjafton, ngase – siç e pranon edhe vetë ai – Adem Grabovci ishte vetëm ekzekutues që urdhrat i merrte vazhdimisht nga Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Populli i Kosovës nuk mjaftohet me dorëheqjen e një ekzekutuesi përderisa kokat e krimit që e udhëhiqnin atë janë ende në krye të shtetit tonë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! kërkon urgjentisht dorëheqjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit si dhe arrestimin e tyre të menjëhershëm.

Comments