Vetëvendosje me mesazh për skandalet e përgjimeve
Lëvizja “Vetëvendosje” ka vënë mbishkrime në një baner në zyrat e saj për këtë skandalet e përgjimeve.
Pas skandalit të përgjimeve, Lëvizja Vetëvendosje tashmë në zyrat e saj ka vënë mbishkrime në një baner për këtë skandal, derisa, pritet që në orën 14:00 të mbajnë konferencë për media pikërisht për këtë cështje.
“Kokat e krimit në Kosovë”, e percjellë me dy fotografi, një të presidentit Thaci dhe një të kryeparalamentarit Veseli janë mbishkrimet e vendosura në zyrën e kësaj lëvizjeje. “Vetem për dy muaj, punësian qindra militantë dhe familjarë, manipuluan konkurset publike etj”, thuhet në mbishkrimin e Vetëvendosjes.