Pas suksesit të mbrëmshëm të Juventusit, i cili fitoi Kupën e Italisë në finalen me Milanin, Paolo Dybala po bënte një lidhje live në Instagram nga dhomat e zhveshjeve me shokët e skuadrës.
Argjentinasi, ka shfrytëzuar nga rasti të pyesë presidentin e bardhezinjve, Andrea Agneli, i cili ishte mes lojtarëve.
“Njerëzit më bënin shumë pyetje, kërkonin të dinin cila është premio për skuadrën pas fitores”, ishin fjalët e Dybala.
“Nga një birrë për kokë, e meritoni”, u përgjigj duke qeshur presidenti i bardhezinjve që u largua më pas edhe mes të qeshurave të pjesëtarëve të tjerë të skuadrës.


Comments are closed.