VIDEO/ Evakuohet Kryeministri i Rusisë, bie zjarr në sallë
Kryeministri rus, Dmitry Medvedev dhe pjesëmarrësit e tjerë të një forumi në një qendër inovacioni në qytetin e Skolkovos janë evakuuar, pas shtëllunga të mëdha tymi shpërthyen në ndërtesë dhe sistemet e alarmit paralajmëruan fuqishem, raportojnë mediat ruse si “RT” dhe “TASS”.
Pjesëmarrësit e konferencës teknologjike janë evakuuar, pasi tymi u përhap brenda ndërtesës, thotë ‘TASS’.
Njerëzve që merrnin pjesë në këtë veprimtari, duke përfshirë edhe kryeministrin Medvedev, ju kërkua të linin ndërtesën “për arsye sigurie”.
Zjarri thuhet se shpërtheu në katin e dytë të ndërtesës, thotë “RT.
Njësia e mbrojtjes nga zjarri i tha agjencisë së lajmeve se incidenti u provokua nga një qark të shkurtër, që besohet të ketë ndodhur brenda një kupolë në majë të ndërtesës.
Ryan Chilcote, që po prezantonte diskutimin, i kërkoi audiencës të largohet nga salla.
“Në fillim, unë mendova se ajo kjo zhurmë ishte duartrokitje,” shtoi ai.