VIDEO-FOTO /Çifti humb ndjenjat nga droga, me vete kishin dhe një fëmijë
Një çift nga Ohio e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është fotografuar në një moment mjaft delikat, ku ishin në gjendje të mjerueshme pasi kishin marrë mbodozë heroine.
Fotot janë publikuar nga Departamenti i Policisë në Ohio, ku shihet burri me gruan të cilët kanë humbur ndjejat. Por ajo që është më shqetësuese në këto foto, është se brenda makinës së çiftit është dhe një fëmijë i vogël.
Zyrtarët kanë thënë se i kanë bërë publikë këto foto për të rritur ndërgjegjen e publikut për epideminë e heroinës në këtë vend.
Po ashtu, ata kanë thënë se e kanë bërë këtë në tentim për t’i frenuar njerëz tjerë që të mos përdorin drogë kur janë me fëmijë në makinë.