MPB, Spasovski përgatit ndryshimet kadrovike (VIDEO)

87

Moebel THEMA

oliver_spasovski-mvr-640x400

Gjysma e kryeshefave të sektorëve për punë të brendshme me siguri do të ndërrohet, mëson Alsat M prej burimeve të saja. Me siguri do të ndërrohet edhe shefi i njësitit “Alfa” ndërsa të drejtën e ndryshimit ministri i ri nga LSDM do ta ketë edhe në njësitin për detyra speciale “Tigrat”. Nga ministria e brendshme edhe pas 1 jave nga vendosja e ministrit të ri nuk ka të dhëna konkrete se cilat pozicione udhëheqëse në polici duhet të ndryshojnë që të mundësohen zgjedhje korrekte në dhjetor. Kabineti i ministrit Spasovski nuk shpalos për cilat pozicione të kryeshafave në ministri janë duke u përgatitur ndryshime. Para më shumë se 1 muaji Spasovski në një intervistë për Alsat, nuk shpalosi se si do të funksionoj Ministria me dy ministra, e as që tregoi se cilat pozicionet do t’i ndërrojnë, duke u nisur nga përvoja e mëhershme kur ishte në krye të policisë.

“Në marrëveshjen u dakordua që të ketë 15 ndryshime kadrovike në pozicione udhëheqëse dhe të kemi 10% të numrit të ndryshimeve horizontale që do të mund të bëhen tani, ndërsa ndryshimet kadvorike do të dihen kur do të jetë zgjedhja e ministrit të brendshëm”, deklaroi Oliver Spasovski, LSDM.

Një ditë para ardhjes së Spasovskit në postin e ministrit, u ndërrua ministri i atëhershëm Mitko Çavkov ndërsa në vendin e tij vetëm 15 orë posti i takoi Oliver Andonovit. Çavkov nga Qeveria është emëruar drejtor i Byrosë për siguri publike në kontrollin e të cilit është policia e uniformuar. Spasovski nuk do të mund ta ndërroj as drejtorin e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim i cili gjithashtu vjen me propozim të Qeverisë. Para zgjedhjes së Spasovskit, për drejtor të ri të DSK-së në vend të Lupço Andonovskit Qeveria emëroi Vladimir Atanasovskin. VMRO DPMNE ndryshimet i arsyetoi me sqarimin se dëshiron ta mbroj policinë nga partizimi që dëshiron ta imponoj LSDM-ja me vendosjen e njeriut të saj për ministër./alsat-m

 

Comments