VIDEO-FOTO/ I zënë pritë, ekzekutohet me disa plumba një shqiptar në Kanada. Ja emri

79

VIDEO-FOTO/ I zënë pritë, ekzekutohet me disa plumba një shqiptar në Kanada. Ja emri

Moebel THEMA

Një shqiptar është ekzekutuar në zonën East York, në Toronto të Kanadasë. Sipas mediave kanadeze viktimë ka mbetur 46-vjeçari Ardian Kaloshi. Hetuesi Mike Patterson ka thënë se rreth orës 10:00 të ditës së mërkurë, sipas orës lokale, është raportuar për disa të shtëna në këtë zonë.

“Kur policia arriti në vendngjarje një viktimë mashkull, më vonë i identifikuar si Kaloshi, është gjetur me lëndime të dukshme në kokë”, ka thënë Patterson. Ardian Kaloshi është dërguar me urgjencë në spital, por disa minuta më vonë mjekët e shpallën të vdekur.


Hetuesi u tha gazetarëve se Kaloshi ka jetuar në veri të qytetit, por nuk ka një vendqëndrim të qartë. Patterson gjithashtu konfirmoi se Kaloshi ishte i njohur për policinë, pasi kishte një të kaluar kriminale.

46-vjeçari Ardian Kaloshi u vra në një zonë, ku njerëzit mblidhen për tu argëtuar. Dyshohet se ai shkonte shpesh në këtë zonë dhe vrasësit mund të kenë mësuar itinerarin e tij.

Autoritetet iu kanë bërë thirrje dëshmitarëve që ishin aty të dalin dhe të tregojnë atë që kanë parë, për të ndihmuar në zbardhjen e ngjarjes.

Comments