VIDEO/ Guardiola transferon te City talentin që ‘pushtoi’ internetin


Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola ka transferuar pranë klubit britanik 3-vjeçarin Jaxon Lal i cili u bë i njohur pasi nëna e tij postoi një video në internet.
Guardiola pasi ka parë videon dhe talentin e vogëlushit ka vendosur që Jaxon Lal të jetë pjesë e së ardhmes tek klubi britanik.
Lajmin se 3-vjeçari ka nënshkruar me Cityn e ka konfirmuar edhe nëna e tij, Joanne Radcliffe.
“Në fillim mu duk shaka dhe nuk e besoja. Më parë na kontaktuan zyrtarë të Manchester Cityt. Ne sigurisht se pranuam sepse bëhet fjalë për një skuadër të madhe“, ka thënë nëna e vogëlushit./Syri.net