VIDEO/ Mustafi flet për golin e jashtëzakonshëm të Mesut Ozilit

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka folur për golin e jashtëzakonshëm të Mesut Ozil të shënuar mbrëmë kundër skuadrës së Ludogorets në Champions League.
Në një intervistë për mediat britanike, Mustafi nuk ka kursyer elozhet për golin e turko-gjermanit.

“Ne i dimë kualitetet e tij. Ai është i jashtëzakonshëm. Ai është shumë i qetë para golit. Po të isha në vendin e tij dje, do godisja menjëherë pas prekjes së parë! Por ai qëndroi i qetë dhe e përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh ai.
VIDEO