Investimet në mjekësi, LSDM: Shëndeti nuk është prioritet i VMRO-së

221
fresco
midle
Duke prezantuar dokumente zyrtare qeveritare, zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, tha sot se qeveria ka hedhur poshtë çdo kërkesë që ka të bëjë me shëndetësinë dhe se ministri dhe kreu i VMRO-së gënjejnë kur proklamojnë se shëndeti i qytetarëve është prioriteti i tyre.
Sipas dokumenteve të prezantuara nga Shilegov, edhe përkundër premtimeve për 33 milion euro investime në shëndetësi, Ministria e Financave ka përgjigjen e njëjtë ndaj të gjitha kërkesave për pajisje mjekësore në klinikat e vendit dhe ajo është të mos ndërmerret asnjë aktivitet që obligon buxhetin me harxhime plotësuese.
“Ja se çfarë po ndodh me të vërtetë me investimet e paralajmëruara të kësaj qeveria për shëndetësinë. Për pajisje mjekësore të kërkuara për kardiologji, për shërbime ekografike në Krivogashtan, për ndërtim të një qendre të re për të sëmurët kronikë në Shkup, për rekonstruimin e spitalit në Strumicë, ndërtimin e ambulancës në fshatin Sekirarcë, për hapjen e një punkti të ri të ndihmës së shpejtë në Idrizovë, për rekonstruimin e shtëpisë shëndetësore në Vallandovë, Ministria e Financave i është përgjigjur Ministrisë së Shëndetësisë që të mos merren aktivitete të tilla të cilat do të krijojnë detyrime shtesë të buxhetit. Kjo është dëshmi se Gruevski dhe Todorovit kur flasin se janë të interesuar për investime reale për shëndetësinë, një gjë thonë para publikut, tjetër bëjnë në prapavijë”,– deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov.
Comments