VIDEO/ Politikania trondit Britaninë: Më përdhunuan kur isha 14-vjeç …


Një politikane britanike ka shpërthyer në lot në Dhomën e Komuneve të enjten pasi deklaroi publikisht se ishte përdhunuar në moshën 14-vjecare dhe se nuk i kishte treguar askujt.
“Më kujtohet se para së gjithash djeva tronditje e më pas frikë dhe horror kur e kuptova se nuk mund t’i shpëtoja”, u tha politikania skoceze Michelle Thomson kolegëve gjatë një debati parlamentar Ditën Ndërkombëtare të OKB-së për Dhunën ndaj Grave.
“Më pas kam ecur e vetme për në shtëpi. Unë qaja , kisha ftohtë dhe ndjeva të dridhura kur e kuptova cfar më kishte ndodhur…isha në shok. Unë nuk i tregova nënës time…nuk i tregova babait tim, nuk i thash miqve të mi , as policisë. I mbajta të gjitha brenda brenda vetes”
Thomson tha se njihte përdhunuesin e saj dhe se i besonte atij.
“Unë ndjenja më pas në shtëpi me një ndjenjë të thellë turpi…. unë me të vërtetë ndjeva neveri në veten time,” tha ajo.
Politikania sqaroi se vendimi për të folur hapur për përvojën e saj, u nxit nga dëshira për të larguar tabutë e ‘turpeve’ të përdhunimit.
“Ne duhet të ngrihemi. … Ne duhet të jenë të guximshme sepse askush nuk do ta bëjë për ne, përfundoi ajo.
Lexo edhe