VIDEO/ Presidenti Nishani në OKB: Integrimi i Shqipërisë në BE është objektivi madhor i vendit tonë 

105

 

Moebel THEMA

bujar nishani okb

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka mbajtur fjalën e tij në sesionin e 71-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Duke përshëndetur zgjedhjen e Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme, Peter Thomson, Nishani theksoi se Shqipëria ka ndjeshmërinë e duhur ndaj sfidave me të cilat përballet bota sot dhe mbështet përpjekjet e përbashkëta për parandalimin e konflikteve.

Duke folur për procesin e integrimit, Nishani theksoi se Bashkimi Evropian po kalon sfida të forta pas Brexit, duke nënvizuar se Shqipëria është e vendosur për të vijuar rrugën e reformave.

“Marrja e statusit të Vendit Kandidat dhe pritshmëria për hapjen së shpejti të negociatave të aderimit në Union, janë njohje të arritjeve të Shqipërisë në realizimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e standardeve të kërkuara.

Bashkimi Evropian po kalon sfida të forta, veçanërisht pas BREXIT, por Shqipëria është e vendosur për të vijuar me rrugën e reformave, duke e konsideruar integrimin evropian si objektivin më madhor të saj dhe alternativën e vetme e më të mirën”, u shpreh gjatë fjalës së tij, kreu i shtetit shqiptar.

Nishani foli edhe për reformën në drejtësi, duke theksuar se ajo përbën një bazë solide për hapjen e negociatave.

“Në kuadrin e reformave të brendshme, një prej reformave më madhore ka qenë dhe mbetet reforma në drejtësi, e cila jo vetëm që përbën një bazë solide për hapjen e negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian, por përmirëson standardet e funksionimit të shtetit ligjor dhe garanton një zhvillim të qëndrueshëm ekonomiko-social”, tha Presidenti Bujar Nishani në OKB.

Comments