Nikollovski: Nuk janë paguar mbi 200 milionë denarë për masat e sëmundjes gungore
Zëvendësministri plotësues i Bujqësisë, Ljupço Nikollovski sot akuzoi se deri më tani, shoqatave veterinare nuk u janë paguar borxhet në shumë të përgjithshme prej mbi 200 milionë denarëve për aktivitetet e kryera lidhur me sëmundjen gungore.
“Asnjë denar nuk u është paguar shoqatave veterinare të cilat i kryen të gjitha masat në terren (diagnostikë, vaksinim, izolim, dezinfektim, mënjanim të padëmshëm të kafshëve të sëmura etj.) dhe kanë shpenzime pë punë dore, të punësuar, rroga, automjete, mjete mbrojtëse dhe veshmbathje”, deklaroi Nikollovski.
Ai kërkoi që menjëherë shoqatave veterinare t’u paguhen paratë, sepse, siç tha, për këtë dedikim ka mjete në buxhetin e Agjencisë për ushqim dhe veterinari dhe në Programin për mbështetje të drejtpërdrejtë në bujqësi.
“Për tejkalimin e kësaj gjendje, propozojmë dy masa konkrete të cilat Qeveria duhet t’i ndërmarrë. Së pari, pagesë e mjeteve për shërbimet e kryera të interesit publik shoqatave veterinare më së voni deri në fund të vitit për vitin rrjedhës me korrigjim vjetor të çmimeve. Përkujtojmë se në tetë vitet e fundit, korrigjim i tillë nuk është bërë. Së dyti, ulje e shkallës së TVSH-së prej 18 në 5 për qind për barëra vterinare që do të paraqesë lehtësim të madh, si për blegtorë, ashtu edhe për shoqatat veterinare të cilat mund t’i bëjnë shërbimet e tilla më të kapshme për klinetët”, tha Nikollovski.