(VIDEO) QEVERIA MIRATOI PAKON E MASAVE: 100% DËMSHPËRBLIM PËR TË PREKURIT NGA VËRSHIMET
Qeveria sot miratoi një pako masash për të prekurit nga vërshimet në rajonin e Shkupit. Todorovi potencoi se këto masa janë pjesë e angazhimit të qeverisë për normalizim sa më të shpejtë dhe efikas të gjendjes, për sanimin e dëmeve, por edhe për t’i ndihmuar dhe përkrahur banorët që pësuan nga përmbytjet.
“Masa e parë të cilën e miratoi Qeveria është sigurimi i dëmshpërblimit 100% për qytetarët nga rajonet e krizës nga dëmet e shkaktuara prej vërshimeve. Kjo do të thotë se qytetarët të prekur nga vërshimet do të dëmshpërblehen tërësisht, dhe se gjithçka që komisioni për vlerësimin e dëmeve do të evidentojë, do të dëmshpërblehet 100%. Masa e dytë është hapja e një programi të ri nga Ministria e Shëndetësisë që do të mbulojë participimin e shërbimeve shëndetësore në rajonet e goditura. Pra, me këtë, pacientët do të lirohen nga pagesa për shërbimet shëndetësore ndaj Fondit shëndetësor deri në fund të vitit 2016”, deklaroi Ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.