VIDEO/ Skandaloze, Armando Sadiku sherr me shokun e skuadrës

161
fresco

VIDEO/ Skandaloze, Armando Sadiku sherr me shokun e skuadrës

midle

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka qenë protagonist i një skene të rrallë në përballjen kundër Villarealit në ndeshjen e vlefshme për Europa League.

Në minutën e 87, Zyrihu ishte në disavantazh 0-1 dhe fitoi një penallti. Mesfushori zviceran Roberto Rodrigez mori topin në duar për t’u bërë gati për të gjuajtur nga pika e bardhë, por sulmuesi shqiptar kërkoi t’i merrte topin për ta goditur vetë penalltinë.

Në atë moment pati dy-tre shtyrje mes të dyve dhe në fund goditjen e mori përsipër Rodrigezi ku për fatin e tij të mirë ai e shndërroi në gol atë 11 metërsh.

Pas ndeshjes Sadiku nuk pranoi të fliste për gazetarët, duke lënë të kuptohet se ishte ende i mërzitur për faktin që nuk e gjuajti ai penalltinë.

Ndërkohë trajneri Uli Forte e sqaroi përplasjen e dy lojtarëve të tij duke thënë: “Ne penalltitë i kemi të përcaktuara, por të dy futbollistët u aktivizuan në fushë në pjesën e dytë ndaj dhe ndodhi ngatërresa. Gjithsesi, fakti që të dy donin të gjuanin, tregon se ishin të gatshëm të merrnin përsipër përgjegjësi.”/ Panorama Sport

VIDEO

Comments