(VIDEO) STUDENTËT E USHKM NË NDIHMË BANORËVE, FILLOJNË TË PASTROJNË SHTËPITË E HASANBEGUT

176

 

Parlamenti studentorë i Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” është organizuar që të u dal në ndihmë të prekurve nga vërshimet e gjashtë gushtit. Synimi i tyre për sot ishte që të arrinin në lagjen “Ekonomia të Hasanbegut, pasi që kishin konstatuar se ajo pjesë kishte më së shumti nevojë për ndihmën e tyre. Studentët thanë se javën e ardhshme do të dalin përsëri për të ndihmuar, dhe shpresonin se numri i vullentarëve do të jetë më i madh se këtë herë.

“Parlamenti studentorë ka ndërmarrë një iniciativë që të organizoj një nismë humanitare që të shkohet tek të prekurit nga vërshimet për të pastruar shtëpitë e tyre dhe të ndihmojmë në të gjithë situatën e krijuar. Në këtë aksion marrin pjesë shumë organizata studentore ndërsa një pjesë prej nesh vetëm se kanë shkuar që të marrin disa donacione dhe gjëra që ne kemi për të ndarë me të prekurit nga vërshimet, dhe tani me anë NTP siguruam transport që të shkojmë në fshatin Hasanbeg në lagjen Ekonomia sepse atje tani ka më së shumti nevojë për ndihmën tonë“, thotë Davar Popovski, student.

Comments