Grabovci: Për Vetëvendosjen nuk vlejnë ligjet dhe institucionet

293

adem-grabovci11

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci ka reaguar ashpër ndaj partisë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, e cila publikoi sot numrat personal të telefonit të tij, teksa e cilësonte Grabovcin si “Qendër të thirrjeve për punësim”.

Vetëvendosje, pasi publikoi numrat e telefonit të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, ftojë me ironi qytetarët që ta thërrasin atë, në mënyrë që të fitojnë nga një vend pune. Kjo pasi përgjimet telefonike të publikuara së fundi nga Insajderi – “Dosja e Shefave” – Grabovci dëgjohet teksa rehaton njerëzit e afërm me partinë e tij në poste publike.

Megjithatë, veprimin e sotëm të Vetëvendosjes Grabovci e cilëson si “papërgjegjësi totale” nga ana e tyre, raporton Insajderi.

“S’kam koment, për Vetëvendosje nuk vlejnë as ligjet, as rregullat dhe as institucionet, s’kam se si e komentoj. Papërgjegjësi totale”, tha në një prononcim për portalin lajmi.net, Adem Grabovci.

Gazeta Online Insajderi ka filluar para rreth dy javëve publikimin e “Dosjes së Shefave”, një seri telefonatash të përgjuara të zyrtarëve të lartë të PDK-së – përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Kadri Veseli dhe ish-kryetarin Hashim Thaçi, aktualisht president i vendit – përmes të cilave dëshmohet se si kjo parti shtrinë ndikimin e vet në institucionet publike të vendit përmes punësimeve të njerëzve të afërt me ta.

Comments