Vogëlushja nga Hasanbegu: Nesër fillon shkolla, librat dhe fletoret mua m’i mori uji (Video)
Nuk kanë fund rrëfimet e dhimbshme që vijnë nga Hasanbegu, pas vërshimeve tragjike që përfshinë këtë fshat më 6 gusht. Edhe më të dhimbshme rrëfimet bëhen kur vijnë nga fëmijët, sepse ata pasqyrojnë në formën më të çiltër tmerrin e përjetuar. Gazeta Lajm ka vizituar familjen Musliu të Hasanbegut, e cila që nga 7 gushti është vendosur në Shkup, pasi vërshimet ua shkatërruan shtëpinë me të gjitha orenditë. Posaçërisht e dhimbshme është biseda me vogëlushen e kësaj familje, Anesën, e cila këtë vit shkollor e pret me pasiguri dhe shumë paqartësi, sepse nga vërshimet kanë pësuar edhe librat, fletoret dhe lojërat e saj.
“Uji i ka marë të gjitha dhe unë tani nuk kam asgjë. As libra, as fletore, kurgja… As lojëra, krejt mi ka marrë uji”, ka thënë Anesa, në rrëfimin rrëqethës të saj për gazetën Lajm.
Bisedën e saj të plotë mund ta përcillni në videon më poshtë.