Votuesit e dyshimtë përplasin VMRO-në dhe LSDM-në

Nga LSDM thonë se tashmë ështpë vërtetuar teza e opozitës se në Maqedoni ka votues fiktiv.
Sipas sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së Oliver Spasovski është vërtetuar se rreth 30 mijë votues janë kewqpërdorur nga partite në psuhtet.
“Pas afatit për paraqitje, u vërtetua se rreth 30 mijë qytetarë që kanë qenë në listën e zgjedhësve në republikën e Maqedonisë, nuk ekzistojnë. Nuk mundën të paraqiten dhe me këtë u vërtetua teza se VMRO-DPMNE dhe BDI në zgjedhjet që janë mbajtur deri tani në Maqedoni, seriozisht e kanë keqpërdorur të drejtën e votës së qytetarëve të vendit”, shprehet sekretari i përgjithshëm i LSDM-së Oliver Spasovski
Kurse nga VMRO-DPMNE thonë se opozita përfundimisht duhet të heq dorë nga ikja e zgjedhjeve. Sipas parties në pushtet numri I 30mijë votuesve nuk mund të ndikon në rezultatine fituesit të zgjedhjeve.
“Konstatuam edhe vetë që bëhej fjalë për pretekste. Në dy raste është shfrytëzuar argumenti për mos-azhurnim të listës së zgjedhësve vetëm që t’ju iket zgjedhjeve. Tani rezultoi që flasim për numra të cilat nuk mund të ndikojnë aq dramatikisht na rezultatin përfundimtar. Marrë në përgjithësi ne në Maqedoni, gjithmonë kemi pasur zgjedhje të cilat e kanë nxjerrë në dritë vullnetin e popullit kushdo që të ketë fituar”, shprehet deputeti i VMRO-DPMNE Nikolla Popovski.
Kontrollet administrative dhe ata në terren nga KSHZ-ja nxorën rreth 39 mijë votues të dyshimtë për të cilët LSDM-ja këmbënguli që të verifikohen.