Vrasja e Nelgert Patës, policia ndalon personin që u plagos

298

 


Vrasja e Nelgert Patës, policia ndalon personin që u plagos

Policia e Fierit ka ndaluar personin që mbeti i plagosur në atentatin që ndodhi dy ditë më parë në lagjen “Afrimi i Ri, ku u ekzekutua 34-vjeçari Nelgert Pata.

Ndalimi i Ari (Ilirjan) Alinani, 39 vjeç, banues në Delvinë, është bërë pasi ai nuk ka pranuar të bashkëpunojë me policinë për zbardhjen e autorëve të ngjarjes.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet si autor për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, parashikuar nga Neni 301 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Policisë së Fierit.

Ndalimi i tij u bë në dhomën e paraburgimit të spitalit Fier ku po mjekohet për plagët e marra gjatë atentatit mesditën e të dielës në Fier, ku ai mbeti i plagosur.
/shqiptarja.com

Comments