Vrasja e operatorit të OSHEE-së, policia në ndjekje të autorëve

329

Policia është vënë në ndjekje të një makine tip Benz e cila dyshohet të jetë e autorëve të cilët këtë mëngjes qëlluan për vdekje zyrtarin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, Sajmir Jakun.

Nga atentati në lokal, mbeti i plagosur edhe 50-vjeçari Gjergj Prenga.

Sajmir Jaku, ish-drejtor i tensionit të lartë në veri, aktualisht ishte shef sektori në drejtorinë qendrore në Tiranë.

Ai u qëllua me armë teksa pinte kafe në një lokal vetëm 20 metra larg komisariatit të policisë, ndërsa autorët – sipas dëshmitarëve- ishin dy persona të maskuar të cilët pasi qëlluan u larguan menjëherë me makinë.

Comments