Vrasja në Elbasan/ Identifikohet viktima, 37-vjeçarit iu bë pritë, u qëllua me armë dhe thikë


Erion Mihallari është 37-vjeçari që ka humbur jetën në Elbasan rreth orës 21:00. Viktima ndërroi jetë gjatë transportimit për në spital pasi u qëllua me thika.
Sipas raportimeve të fundit, 37-vjeçari u qëllua edhe me armë zjarri, pasi në vendngjarje policia gjeti dy gëzhoja.
Nga hetimet paraprake rezulton se Erion Mihallarit i kanë bërë pritë disa persona, të cilët pritën deri sa viktima doli nga makina dhe e qëllua me thikë dhe me armë.
Autorët u larguan me shpejtësi në drejtim të paditur, ndërsa janë identifikuar nga policia dhe ndodhen në kërkim.