Vrasja në Poliçan, publikohet fotoja e autorit


Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Kalluç të Poliçanit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30, në lagjen “Kalluç”. Viktima është 66 – vjeçari Behar Bregu, i cili u godit për vdekje me thikë nga 32 – vjeçari Nexhip Pano.
Dyshohet se shkaku i kësaj ngjarje ka qenë një konflikt i çastit për stolin në lulishten poshtë pallatit.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e autorit Nexhip Pano, ndërsa vijon puna për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Tv Klan ka publikuar edhe foton e autorit të vrasjes.